TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Shtator 2024, 16:22

Pse SPAK toleron Fatmir Bektashin? Biznesmeni lavatriçe për pastrimin e parave të Malltezit, vijon show-n para prokurorisë

Shkruar nga Pamfleti
Pse SPAK toleron Fatmir Bektashin? Biznesmeni lavatriçe për
Bektashi sot në SPAK

Fatmiri e ka marrë me shumë qetësi këtë punë. Sa herë ngjit shkallët e prokurorisë ai gjen kohë të bëjë dhe teatro para mediave, teksa të njëjtën gjë bëri dhe sot...

Pas Sali Berishës dhe Jamarbër Mllatezit, ai që ngjiti shkallët e Prokurorisë së Posaçme sot ishte Fatmir Bektashi.

Biznesmeni është personi që u përdor nga familja Berisha për të pastruar paratë e korrupsionit. Ai vuri në dispozicion të Jamarbër Malltezit kompanitë e tij për të ndërtuar kulla e pallate.

Kompania e tij “Homeplan” është ajo që ndërtoi te toka ku ndodhej ish-kompleksi "Partizani", por që pas kësaj kompanie duket se fshihej Jamarbër Malltezi. Po ashtu, Bektashi ka dhe kompanitë “Kontakt”, “Bernard Engineers” dhe “Swarko Albania”, ku sërish flitet se ka dorë dhëndri i Berishës.

Por duket se Fatmiri e ka marrë me shumë qetësi këtë punë. Sa herë ngjit shkallët e prokurorisë ai gjen kohë të bëjë dhe teatro para mediave, teksa të njëjtën gjë bëri dhe sot, ndonëse SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash. Kur shkoi në SPAK, ai takoi gazetarët, teksa më pas “mbylli” gojën, siç ka bërë dhe herët e tjera.



Skandali në këtë mes është se Fatmir Bektashi është në detyrim paraqitje, ndryshe nga Berisha dhe Malltezi, edhe pse është kompania e tij që ka ndërtuar aty. Së dyti, ai vijon punën për të betonizuar Tiranën.

Te Kompleksi 'Mangalem' ka ngritur vinçat dhe po bëhet gati për të ndërtuar pallate të reja, duke e betonizuar të gjithë zonën. Pak më parë sapo përfundoi kompleksin “Kaimi”. Ndërkohë, vijon të ndërtojë vila në Farkë.

Pyetja që shtrohet është? Si ka mundësi që një person ai akuzuar për pastrim parash dhe shkelje vijon merr leje ndërtimi dhe lejohet të vijojë aktivitetin normalisht? Si ka mundësi që SPAK nuk i ka bërë asnjë sekuestrim pasurie, ndryshe nga sa ka ndodhur me Malltezin?


Në kompaninë “Homeplan Sh.p.k” të kullave, janë sekuestruar vetëm 45% e aksioneve të Malltezit, ndërsa 55% të ortakut Fatmir Bektashi nuk janë prekur, megjithëse krimin me truallin, ndërtimet dhe transaksionet e pista, këta i kanë bërë bashkë e së bashku janë nën hetim.

Pse SPAK toleron Fatmir Bektashin? Biznesmeni lavatriçe për

Këtu ka dy gjëra, ose Bektashi e ka shitur dhëndrin e Berishës dhe ka treguar gjithë zanafillën e pazareve, ose është një biznesmen me lidhje të forta sa ka kapur drejtësinë.

Më herët “Pamfleti” ka publikuar dokumentet zyrtare, që provojnë skemën e ortakëve Jamarbër Malltezi e Fatmir Bektashi, për të fshehur pasuritë dhe kapitalet e tyre reale, nëpërmjet veprimeve administrative në regjistrin tregtar, mbi statusin e kompanisë së kullave “Homeplan Sh.p.k”.

Veprimi i parë/ Më 25 tetor 2022, vetëm 3 ditë pasi Fatmir Bektashi u njoftua të paraqitej në SPAK për ish-kompleksin “Partizani”; bashkë me ortakun Jamarbër Malltezi, vendosën që kompanisë t’i ndryshohej forma pronësore, nga “Shoqëri shqiptare”, në “Shoqëri e përbashkët shqiptaro-gjermane”, me 70% një firmë gjermane, por çuditërisht e pa deklaruar në QKB.

Pas ndryshimit të formës së pronësisë me tjetërsim aksionesh në Gjermani, kompania e kullave “Homeplan Sh.p.k”, që ishte me 22 miliardë lekë xhiro dhe 6.9 miliardë lekë fitim neto për vitin 2021; befasisht mbeti me 400 milionë lekë kapital total në tetor 2022 e deri në tetor 2023, të cilët përfaqësohen nga Fatmir Bektashi edhe në emër të Jamarbër Malltezit.

Pse SPAK toleron Fatmir Bektashin? Biznesmeni lavatriçe për

Veprim i dytë/ Më 3 tetor 2023, katër ditë para se SPAK të sekuestronte kompjuterët e kompanisë “Homeplan”; dhe 2 javë dy javë para arrestimit të Jamarbër Malltezit e Fatmir Bektashit, këta kanë kaluar kompaninë në likuidim 100%, me likuidues Fatmir Bektashin.

Sipas tyre, shkak i kalimit të kompanisë së kullave në likuidim total, është gjoja dalja me humbje dhe përfundimi i funksionimit si biznes ndërtimi, kur “Homeplan Sh.p.k” e Bektashit dhe Malltezit, vazhdon ndërton 34 pallate te kompleksi “Magalem 21” në Tiranë, të cilat i ka reklamuar dhe kryeministri Edi Rama në “ERTV” e “FB”.

Nëse kjo kompani është me humbje dhe nuk e kryen funksionin, nuk ka pse QKB të pranojë të deklarohet e regjistrohet si kompani në likuidim me likuidues pronarët Malltezi e Bektashi, por të çohet në gjykatë si biznes i falimentuar, ku caktohet administrator likuidues për kapitalet e saj.

Në informacion, thuhet se gjatë procesit të hetimit, gjurmët e fshehjes së kapitaleve, të ardhurave e fitimeve të kompanisë “Homeplan” të kullave, kanë çuar te kompanitë “Kontakt” “Swarco” e “Berndard Engineers”, të cilat janë në pronësi të Fatmir Bektashit, gjermano-austriakut Gunther Kofler, Pandi Carapulit dhe Jamarbër Malltezit në hije. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje