TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia24 Shtator 2025, 12:00

Ron Yeffet, monopoli i armëve dhe ortakëria me Sinan Idrizin

Shkruar nga Pamfleti

Sinan Idrizi përdori gruan e vajzën, për fshehjen e ortakërive me izraelitin Ron Yeffet, që mori monopolin e armëve dhe mjeteve ushtarake

Ron Yeffet, monopoli i armëve dhe ortakëria me Sinan Idrizin
Izraeliti Ron Yeffet ka hyrë masivisht në sektorët më të fuqishëm të ekonomisë shqiptare: energji, transport, resorte turistike, teknologji digjitale, dhe së fundmi edhe në industrinë e armatimeve. Të gjitha këto i ka fituar me vendime të qeverisë dhe me bekimin personal të Edi Ramës.

Në gusht 2025, Yeffet mori monopolin e armatimeve dhe automjeteve ushtarake, përmes kompanisë turke “Timak Defence”, si ortak 80% në shoqërinë shtetërore “KAYO sh.a.”. Për publikun, kjo u paraqit si një marrëveshje ndërkombëtare. Por dokumentet tregojnë se Yeffet është mik personal i kryeministrit dhe sekser i aferave të tij të errëta.

Lidhjet e tij shkojnë edhe më tej: Yeffet rezulton ortak në disa kompani me Sinan Idrizin, i njohur për mashtrime ndërkombëtare, pastrim parash dhe afera të trafikut. Në vitin 2018, të dy bashkë, përmes kompanisë “Mifol Inert sh.p.k.”, shfrytëzuan zhavorrin dhe çakëllin e lumit Vjosë pa leje, për ndërtimin e pistës së aeroportit të Vlorës.

Ron Yeffet, monopoli i armëve dhe ortakëria me Sinan Idrizin

Po atë vit, Idrizi krijoi “MDN Investment sh.p.k.” për ndërtim aeroportesh dhe menaxhim terminalesh. Vetëm pak muaj pas themelimit, aksionet u shitën formalisht te bashkëshortja dhe vajza e tij, Najada dhe Rejana Idrizi, si dhe te Yeffet. Më pas, përmes shit-blerjeve fiktive, kompania kaloi sërish nën kontrollin e familjes Idrizi, duke mbetur e lidhur direkt me “Air Albania”, projektin e famshëm të çarterit të Ramës.

Ron Yeffet, monopoli i armëve dhe ortakëria me Sinan Idrizin

Skema është e qartë: kompani fantazmë, shit-blerje aksionesh brenda familjes dhe transferime te sekserë ndërkombëtarë si Yeffet, për të mbuluar pastrimin e parave dhe për të fshehur pronësinë reale.

Ron Yeffet, monopoli i armëve dhe ortakëria me Sinan Idrizin

Pas shumë denoncimeve publike me dokumente, pyetja është e vetme:
A do të nisë SPAK hetimin për këtë rrjet korrupsioni dhe pastrimi parash? Apo Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet do të mbeten të paprekshëm, sepse janë pjesë e klanit dhe aferave të Edi Ramës?/Pamfleti

ron yeffet - sinan idrizi ron yeffet monopoli i armëve monopoli i armëve dhe ortakëria me sinan idrizin

1 Komente

  1. N
    No coment

    Jo vetem fjale pa fund Beni ndonje padi po keni fakte.

    Lini një Përgjigje