TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia28 Maj 2026, 10:44

“Tirana Cash& Carry”, baza e furnizimit dhe falsifikimit të produkteve te skaduara të “Big Market”

Shkruar nga Pamfleti
“Tirana Cash& Carry”, baza e furnizimit dhe falsifikimit të
Vullnet Sinaj /

‘Big Market’ i deputetit Vullnet Sinaj; produkte të skaduara e të falsifikuara, magazinat administrohen nga Drini Nikolla i Gërdecit …

Prej vitesh, rrjeti i deputetit socialist tregton ushqime pa origjinë e me data skadence të falsifikuara, ndëshkuar me gjoba, por pa u ndalur. Magazinat në Gropaj të Vaqarrit administrohen nga Drini Nikolla, ish-Drejtor i Policisë Ushtarake gjatë aferës së Gërdecit, i njohur për falsifikim raportesh e trafikim municionesh. Antikrimi ka raportuar, por drejtësia nuk vepron.

Prej shumë vitesh, rrjeti "Big Market" i deputetit socialist Vullnet Sinaj tregton produkte të skaduara dhe me risk për shëndetin e qytetarëve, për të cilat është ndëshkuar disa herë me gjoba e konfiskime nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe agjencitë e shëndetit publik.

Lidhja me pushtetin dhe privilegji si sponsor i PS-së jo vetëm nuk ka ndaluar pronarin e "Big Market", Vullnet Sinaj, të shesë produkte të skaduara e të rrezikshme, por qysh prej vitit 2017, kur u bë deputet, institucionet e sigurisë ushqimore po e lejojnë të kryejë edhe krim ushqimor.

Sipas raporteve të Antikrimit, magazinat e firmës "Tirana Cash&Carry" sh.p.k. janë baza e grumbullimit, falsifikimit dhe shpërndarjes në dyqanet "Big Market" të ushqimeve dhe produkteve të skaduara, pa vlerë ushqyese, pa origjinë prodhimi dhe me marka të falsifikuara, sikur gjoja janë produkte të importuara nga kompanitë e njohura në vendet e BE-së.

Firma "Tirana Cash&Carry" sh.p.k. u krijua në muajin prill 2006 nga Vullnet Sinaj me 51% aksione, Albert Janina me 39% dhe Edmond Gjikoka me 10%; ndërsa më 9 qershor 2008 dhe më 9 korrik 2009, këta ia shitën aksionet Vullnet Sinajt.

Magazinat e firmës "Tirana Cash&Carry" janë në fshatin Gropaj të Njësisë Administrative Vaqarr, ku mblidhen produkte që sillen nga importi, nga fabrika e prodhues ilegalë brenda vendit, dhe dërgohen në dyqanet "Big Market".

Në ato magazina grumbullohen dhe produktet e "Big Market" që u skadon afati i konsumit, ku nga persona të punësuar me kohë të pjesshme dhe me 2 ditë në javë, falsifikohen datat e skadencave dhe markat dhe çohen përsëri në dyqanet "Big Market".

Në objektin e aktivitetit të firmës "Tirana Cash&Carry", deputeti socialist Vullnet Sinaj ka deklaruar import, eksport e tregtim artikujsh të ndryshëm, ndërsa si aktivitet bazë ka deklaruar ndërtime, gërmime dheu, prodhim betoni, materiale inerte, bitumi, ndërtim rrugësh, sinjalistikë e punime hekurudhore.

Ndërsa referuar listës së punonjësve në regjistrin tatimor, rezulton se aktiviteti është vetëm për magazinim dhe përpunim ushqimesh dhe produktesh të tjera konsumi që shiten në rrjetin e dyqaneve "Big Market".

“Tirana Cash& Carry”, baza e furnizimit dhe falsifikimit të

Prej datës 23 mars 2022, administrator i kompanisë "Tirana Cash&Carry" të deputetit Vullnet Sinaj është Drini Nikolla, ish-Drejtor i Policisë Shtetërore "Illyrian Guard" në vartësi të Ministrisë së Brendshme.

Por drejtori Drini Nikolla i kompanisë që falsifikon skadencat e ushqimeve dhe produkteve që tregtohen në "Big Market" ka qenë dhe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Ushtarake në vitet 2005-2008, i cili falsifikonte raportet e transportit, demontimit dhe ndryshimit të markës e trafikimit të municioneve nga grupi "Berisha-Delijorgji-Diveroli".

Ndërsa tani, Drini Nikolla, i famshmi i Gërdecit dhe i ryshfeteve në policinë "Illyrian Guard" të Ministrisë së Brendshme, është bashkuar me deputetin e PS-së, Vullnet Sinaj, në krimin ushqimor me produktet e "Big Market".

Por nuk ka asnjë veprim nga policia e drejtësia, megjithëse agjencitë gjurmuese kanë raportuar për këtë aktivitet falsifikimi të origjinës, markave, cilësisë dhe skadencave të ushqimeve e produkteve të tjera në magazinat e firmës "Tirana Cash&Carry" në fshatin Gropaj-Vaqarr, që prej andej dërgohen në dyqanet "Big Market"./Pamfleti

 

tirana cash & carry

4 Komente

  1. U
    Ushtarakët

    Në një kohë kur shpifja, insinuata dhe linçimi publik po shiten si “gazetari”, është e trishtueshme të shohësh sesi platforma të caktuara vazhdojnë të ndërtojnë ekzistencën e tyre mbi baltosjen e njerëzve të ndershëm. Sulmi i fundit ndaj një personi korrekt, me integritet të provuar dhe zbatues rigoroz i ligjit, është një tjetër shembull i degradimit të etikës dhe përgjegjësisë publike. Të tentosh të lidhësh një individ me probleme të një institucioni nga i cili ai është larguar prej më shumë se dy vitesh, nuk është informim. Është manipulim i qëllimshëm i opinionit publik. Kushdo që njeh sadopak mënyrën si funksionon administrata dhe përgjegjësitë institucionale, e kupton fare qartë absurdin e kësaj akuze. Ky person ka lënë pas vetes një figurë të pastër, profesionalizëm dhe korrektësi, pikërisht sepse nuk ka bërë kompromise me ligjin dhe interesin publik. Ndoshta kjo është arsyeja pse sulmohet sot. Në një realitet ku shumë heshtin përballë padrejtësisë, njerëzit e drejtë shpesh bëhen objekt i atyre që jetojnë nga shpifja, presioni dhe gjobvënia morale apo mediatike. Publiku tashmë e ka kuptuar dallimin mes gazetarisë së vërtetë dhe fabrikave të baltës. Një media që ndërton “lajmin” mbi aludime, ofendime dhe porosi të kundërshtarëve të radhës, nuk i shërben interesit publik, por interesave të errëta dhe përfitimeve të ulëta. Dinjteti, ndershmëria dhe korrektësia nuk zhbëhen nga një shkrim i porositur. Përkundrazi, sulme të tilla vetëm sa e bëjnë më të dukshme diferencën mes njerëzve që kanë punuar me integritet dhe atyre që jetojnë duke goditur të tjerët. Koha gjithmonë nxjerr në pah të vërtetën. Dhe e vërteta nuk ndërtohet me shpifje.

    1. R
      Redi

      Mos na bej me qesh

      1. Z
        Zija

        SPAK-u,,ku është ????

        Lini një Përgjigje