
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës rihter ka rënë sërish sot në Turqi. Epiqendra e tij ishte në lagjen Bor të Niğde.
Orhan Tatar, Drejtor i Përgjithshëm i AFAD tërmeteve dhe reduktimit të rrezikut, tha se tërmeti me magnitudë 5.3 në Niğde Bor ishte një tërmet i pavarur, që s’ka lidhje me tërmetin e madh 7.8 ballë.
Tatari paralajmëroi qytetarët të mos hyjnë në banesat e dëmtuara. “Nuk mund të themi se kur do të ndodhë një tërmet, por vendi ynë është vend i tërmeteve, gjëja më e rëndësishme është të jemi gati", tha ai.
Kryebashkiaku i Niğde Emrah Özdemir tha se deri më tani nuk ka raportime për dëme nga tërmeti.
Özdemir tha se në tërmetet në Kahramanmaraş, rreth 30 ndërtesa u dëmtuan mesatarisht dhe rëndë.
Lini një Përgjigje