Të dhënat e fundit tregojnë viktima në të paktën 12 vende të Lindjes së Mesme, me Iranin dhe Libanin ndër më të goditurit.
Sulmet e ndërsjella mes SHBA-së dhe Izraelit nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër kanë shkaktuar një numër të madh viktimash në disa vende të Lindjes së Mesme.
Sipas një përditësimi të publikuar më 11 mars nga mediat e huaja, janë konfirmuar viktima në të paktën 12 shtete të rajonit.

Irani rezulton vendi më i goditur, me 1,255 të vrarë dhe rreth 12,000 të plagosur. Edhe Libani ka pësuar humbje të mëdha me 570 të vrarë dhe 1,444 të plagosur.
Në Izrael raportohen 13 të vrarë dhe afro 2,000 të plagosur, ndërsa në Irak janë konfirmuar 15 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Viktima edhe në vendet e Gjirit
Sulmet kanë shkaktuar viktima edhe në disa vende të Gjirit Persik.
Kuvajt: 6 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Bahrein: 2 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Emiratet e Bashkuara Arabe: 6 të vrarë dhe 122 të plagosur
Oman: 1 i vrarë dhe 5 të plagosur
Arabia Saudite: 2 të vrarë dhe 12 të plagosur
Katar: 16 të plagosur
Jordan: 14 të plagosur
Ndërkohë, raportet tregojnë edhe humbje në radhët e ushtrisë amerikane, ku janë konfirmuar 8 ushtarë të vrarë dhe rreth 150 të plagosur.
Lini një Përgjigje