TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Prill 2024, 17:17

70- vjeçari më i pafat në botë/ Luajti gjithë jetën me bileta gërvishtëse dhe nuk fitoi kurrë, harxhoi plot 407 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

70- vjeçari më i pafat në botë/ Luajti gjithë

Ja 362 mijë euro bileta gërvishtëse. Dhe ja kuponët e blerë para vitit 2002, nëntëdhjetë milionë lireta, ose 45 mijë euro të tjera. Merri vetë, shpërndaji në sheshe. Lërini lojtarët e tjerë të dinë se çfarë ndodh me ata që ndjekin ëndrrën për të fituar që nuk vjen kurrë. Ndaloni në kohë dhe merrni ndihmë". Me këto fjalë Mario (jo emri i tij fiktiv) i dorëzoi regjisorit të teatrit Pietro Arrigoni 9 kuti plot me biletat gërvishtëse të ruajtura gjithë ëkto vite.

Pse i mbajta? Për t'i kujtuar vetes sa para kam hedhur ndër vite. Duke parë rrogat e mia, kursimet e mia, të shndërruara në letra, mendova se mund të më ndihmonte të largohesha. Ishte e kotë. Por më në fund po mjekohem”, shtoi 70- vjeçari, banor i një komune pranë Breshias.

Megjithatë, ata kuponë u përdorën nga Arrigoni, Sara Rossi nga kooperativa Gli Acrobati dhe shoqata të tjera sociale, si pjesë e një projekti sensibilizues kundër varësisë nga bixhozi.

Lini një Përgjigje