
Pretendimi i presidentit amerikan Donald Trump se i gjithë Irani mund të “asgjësohet” brenda një nate nuk përputhet me kapacitetet reale ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit, sipas një analisti ushtarak.
Peter Layton, studiues në Griffith Asia Institute dhe ish-oficer i Forcave Ajrore Mbretërore Australiane, analizoi se çfarë mund të realizonin në praktikë SHBA-ja dhe Izraeli nëse do të synonin qindra centrale energjie dhe ndoshta qindra mijëra ura brenda 24 orëve.
Për një skenar hipotetik, Layton bëri disa përllogaritje. Ai vlerësoi se një formacion prej gjashtë bombarduesish të padukshëm B-2 mund të mbante gjithsej 96 bomba JDAM prej 2,000 paundësh në një mision të vetëm. Nëse këta avionë realizojnë dy fluturime në ditë, totali arrin në 192 bomba, me kusht që të gjitha të godasin objektivat.
Në këtë skenar shtohet edhe një forcë e përbashkët SHBA-Izrael prej 40 avionësh F-15, secili i pajisur me gjashtë bomba të së njëjtës kategori, që do të sillte edhe 240 bomba të tjera.
Në total, kjo do të thotë rreth 332 bomba për një numër shumë më të madh objektivash.
Edhe nëse çdo bombë godet objektivin e saj, Layton thekson se kjo mund të mos jetë e mjaftueshme.
“Sulat do të shkaktonin njëfarë dëmi në secilin objektiv, por ka pak gjasa të rrëzonin ura të mesme apo të mëdha (kjo varet nga shumë faktorë). Centralet energjetike janë zakonisht objektiva shumë të mëdha dhe kërkojnë planifikim shumë të kujdesshëm që një goditje e vetme të shkaktojë dëme të konsiderueshme. Ato janë gjithashtu të fortifikuara, me shumë beton të armuar si pjesë e strukturës bazë,” shpjegon ai.
Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë e dëmeve serioze.
“Nëse arrin të depërtosh, mund të dëmtohen gjeneratorët dhe zakonisht nuk ka gjeneratorë rezervë në dispozicion,” shton Layton në lidhje me centralet energjetike.
SHBA-ja mund të përfshijë gjithashtu bombardues B-1 (me rreth 24 bomba JDAM secili) ose B-52 (me rreth 20 bomba secili). Megjithatë, edhe me këto kapacitete shtesë, aftësia për të “asgjësuar” të gjithë Iranin brenda një nate mbetet shumë e dyshimtë.
Çfarë llogarije cinike! Sikur po numëron sa kokrra molle do të bien nga pema! Po sa jetë mund të marrin sonte këto “mollët” i interesonë ndokujt?? Apo se vdiqën ca fukarenjë barkpangopur e të zhytyr në mjerim kujt i bëhet vonë? Sot kemi çampions ligun për të ndjekur!