
10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në New South Wales, Australi.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 (me orën lokale), një autobus u përplas në një rrethrrotullim.
Ky është një nga aksidentet më të rënda në Australi në dekadat e fundit.
“Nga hetimet fillestare rezulton se kanë humbur jetën 10 persona. Njëmbëdhjetë persona u dërguan në spital me helikopter për trajtim,” tha Policia e NSW.
Ndërsa shoferi i autobusit u dërgua në spital nën shoqërimin e oficerit të policisë për t’u marrë në pyetje. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit fatal, por policia do të hetojë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Lini një Përgjigje