TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2023, 18:06

Akuzohet se nxori dokumentet e Pentagonit, Gjykata Federale e Bostonit lë në burg 21-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet se nxori dokumentet e Pentagonit, Gjykata Federale e Bostonit lë

21-vjeçari, Jack Teixeira është paraqitur në një gjykatë federale të Boston, pasi akuzohet për heqje dhe mbajtje të paautorizuar të dokumenteve dhe materialeve të klasifikuara të Pentagonit.

Për këtë arsye gjatë seancës së parë gjyqësore, departamenti i drejtësisë amerikane kërkoi që Teixeira të ndalohej deri në gjykimin e tij. Ndërkohë gjykatësi federal urdhëroi burgosjen e 21-vjeçarit deri në seancën e ardhshme  e cila është caktuar për të mërkurën.

Teixeira foli vetëm dy herë gjatë procedurës së shkurtër, duke u përgjigjur "po" kur u pyet nëse e kuptonte të drejtën e tij për të heshtur dhe duke konfirmuar se kishte plotësuar një deklaratë financiare.

Teixeira u arrestua dje nga agjentë e FBI-së pas një hetimi penal njëjavor për zbulimin e personit që nxori të dhënat e ndjeshme të qeverisë në internet. Dokumentet e klasifikuara përmbanin informacione sekrete nga pozicionet ushtarake ukrainase, deri në rrethanat që Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore.

burg 21-vjeçari shba

Lini një Përgjigje