TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2026, 18:44

Ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Iraku

Shkruar nga Pamfleti
Ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve amerikanë të
Iraku nën sulm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Irak të largohen sa më shpejt nga vendi, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në rajon.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, ambasada deklaroi se amerikanët duhet të largohen sapo të kenë mundësi të sigurt për ta bërë këtë. Deri atëherë, qytetarët amerikanë këshillohen të qëndrojnë në shtëpi derisa kushtet e sigurisë të lejojnë nisjen.

Nëse është e sigurt për ta bërë këtë, qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Iraku tani,” thuhet në deklaratë.

Thirrja vjen ndërsa konflikti rajonal është përshkallëzuar pas luftës mes Izraelit dhe Iranit dhe sulmeve të ndërsjella që kanë përfshirë edhe baza dhe interesa amerikane në disa vende të Lindjes së Mesme.

Sipas zyrtarëve amerikanë, mbi 17.500 qytetarë amerikanë janë kthyer tashmë në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i konfliktit. Vetëm gjatë ditës së djeshme u larguan më shumë se 8.500 persona, deklaroi zëvendëssekretari i Shtetit Dylan Johnson.

Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur gjithashtu se ka ndihmuar afro 6.500 persona për t’u larguar nga rajoni, ndërsa shumica e tyre kanë përdorur fluturime komerciale për t’u kthyer në SHBA.

Për të lehtësuar procesin e evakuimit, autoritetet amerikane po organizojnë edhe fluturime charter falas për qytetarët amerikanë që dëshirojnë të largohen nga Iraku.

 

Lini një Përgjigje