TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2026, 11:52

Përplasjet para Parlamentit, reagon Rama: Të dështuar, ju doli në pah pisllëku

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet para Parlamentit, reagon Rama: Të dështuar, ju doli
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve në protestën që po zhvillohet para Parlamentit.

“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkruan Rama në X.

Rama edhe në një takim me pensionistët paraditen e sotme, foli për protestën qytetare që ka mbi  30 ditë që zgjat, duke i quajtur organizatorët “sharlatanë, delirantë e dështakë”.

“Ne na duhen më pak njerëz dhe më shumë para këtu. Por, për këtë na duhet që të kemi infrastruktura mikëpritëse të një niveli tjetër. Se ata njerëz që lënë shumë para duan tjetër nivel. Tani gjithëfarëlloj sharlatanësh, delirantësh dhe dështakësh, që janë sprovuar në skenën publike dhe kanë akumuluar një mllef shumë të madh, sepse u duket se dështimi i tyre është për fajin tim dhe për fajin e qeverisë tonë, bëjnë teorira dhe i hedhin popullit gjithëfarëlloj aguridhesh se këto resortet e luksit janë vetëm për ata që vijnë dhe që shqiptarët janë jashtë sistemit. Kjo është një çmenduri, sepse ato janë fabrika që krijojnë lëvizje në ekonomi. Shqipëria ka 27 miliardë euro ekonomi në vit. Tani, vjen një investim 4 miliardë në një ekonomi 27 miliardë. Është diçka masive, transformuese. Tani këto kanë edhe një impakt tjetër. Këto hapin rrugën për të tjerët. Nëse t’i i vë shkelmin në fyt të parit, atëherë ti ke përzënë të tjerët dhe i ke falur konkurrencës atë që mezi është bërë e mundur të të vijë ty. Këto janë çudira shqiptare”, shtoi kryeministri.

 

Lini një Përgjigje