TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Janar 2026, 18:55

Autoritetet zvicerane japin të dhëna mbi zjarrin, konfirmohen 40 viktima dhe 115 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Autoritetet zvicerane japin të dhëna mbi zjarrin, konfirmohen 40
Dhimbje dhe trishtim në Zvicër

Autoritetet zvicerane kanë dhënë përditësime të reja lidhur me zjarrin shkatërrues të ndodhur natën e Vitit të Ri në resortin malor Crans-Montana, duke e cilësuar ngjarjen si një nga tragjeditë më të rënda që ka përjetuar vendi.

Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, deklaroi gjatë një konference për shtyp se bëhet fjalë për “një nga tragjeditë më të rënda që ka përjetuar ndonjëherë vendi ynë”. Ai theksoi se ngjarja ka tronditur thellë shoqërinë zvicerane, duke shtuar se rreth 100 persona janë plagosur dhe se shumë nga viktimat janë të rinj. “Kjo ndodhi në një vend të dedikuar jetës dhe gëzimit… kontrasti është i tmerrshëm”, u shpreh Parmelin, duke njoftuar se flamujt kombëtarë do të ulen në gjysmë shtize për pesë ditë zie.

Në të njëjtën konferencë, komandanti i policisë së kantonit Valais, Frédéric Gisler, dha një pasqyrë të detajuar të ngjarjes dhe reagimit të shërbimeve të emergjencës. Sipas tij, tymi u vu re rreth orës 01:30 të mëngjesit, ndërsa vetëm pak sekonda më vonë një dëshmitar njoftoi policinë. Në orën 01:32, patrullat e para mbërritën në vendngjarje, duke dhënë ndihmën e parë dhe transportuar të lënduarit drejt spitaleve. Zjarrfikësit arritën ta vënë shpejt nën kontroll zjarrin, ndërsa në orën 04:14 u hap një linjë ndihme për familjarët e viktimave.

Sipas bilancit të përditësuar, rreth 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa 115 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre në gjendje të rëndë. Gisler theksoi se, për shkak se Crans-Montana është një resort ndërkombëtar, dyshohet se mes viktimave ka edhe shtetas të huaj. Identifikimi i të vdekurve, sipas autoriteteve, mund të zgjasë disa ditë dhe mbetet prioriteti kryesor në orët dhe ditët në vijim.

 

Lini një Përgjigje