![]()
Stuhia “Daniel” që ka goditur Libinë ka shkaktuar mijëra viktima e të zhdukur dhe ka shkatërruar masivisht vendin.
Sipas mediave të huaja, numri i viktimave deri më tani raportohet të ketë shkruar mbi 2200 persona, kryesisht në qytetin lindor të Libisë Derna, që është edhe më i prekuri, sipas agjencive dhe zyrtarëve ndërkombëtarë.
Sipas Mohammad al-Khabisi, drejtori i Spitalit Wahda, 1700 njerëz humbën jetën në një nga rrethet e qytetit dhe 500 në tjetrin. Sipas Kryqit të Kuq numri përfundimtar i viktimave të stuhisë “Daniel” do të jetë shumë më i lartë, pasi 7 mijë banorë janë lënduar dhe më shumë se 10 mijë rezultojnë të zhdukur.
Pamjet e shpërndara përmes videove në mediat sociale tregojnë trupa viktimash të shtrirë në rrugët e qytetit dhe përmbytje shkatërruese në Derna, ku duken edhe makinat të zhytura nën ujë.
Qyteti në fjalë u rrafshua nga shembja e dy digave, gjë që ka bërë që edhe dëmet në njerëz të jenë të mëdha.
"Rrugët janë të mbushura me viktima”, thonë banorët e qytetit që i mbijetuan fatkeqësisë.
Lini një Përgjigje