TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Gusht 2025, 11:36

Bisedimet e Trump për paqen në Ukrainë, vjen reagimi i parë nga Kina

Shkruar nga Pamfleti

Bisedimet e Trump për paqen në Ukrainë, vjen reagimi i parë

Presidenti amerikan Donald Trump është angazhuar në një proces negociatash për t’i dhënë fund luftës mbi 3-vjeçare të Rusisë në Ukrainë.

Pas takimit në Alaskë me Vladimir Putin, Trump është takuar me Zelenskyn, presidentin ukrainas, dhe liderët europianë. Tashmë po diskutohet për një takim Putin-Zelensky dhe më pas të një tjetër formati, ku Trump do t’i bashkohet, me një rol garantues të marrëveshjes që mund të aarihet.

Kundrejt këtyre zhvillimeve ka ardhur edhe reagimi i parë nga Kina.

"Kina gjithmonë beson se dialogu dhe negociatat janë zgjidhja e vetme për krizën ukrainase", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning në konferencën e përditshme informative, duke shtuar se Pekini "mbështet të gjitha përpjekjet për të kontribuar në paqe".

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje