
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, e cilësoi takimin e Presidentit Donald Trump me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë, që u mbajt në Uashington, si të " pashembullt" në shkallë të gjerë.
Ai i tha Fox se “e gjithë kjo ishte një moment i madh, i paprecedentë kur mendon për të gjithë këta udhëheqës evropianë që erdhën këtu.”
"Shtatë ishin atje, dhe kjo përfshinte kreun e NATO-s dhe kreun e BE-së. Dhe të gjithë thanë të njëjtën gjë, që pas tre vitesh me bllokime dhe pa bisedime dhe pa ndryshim rrethanash, kjo është hera e parë që duket se ka ndonjë lëvizje", tha Rubio.
Lini një Përgjigje