TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Korrik 2025, 22:07

Bisedimet për armëpushim në Gaza, Hamasi bie dakort për lirimin e 10 pengjeve

Shkruar nga Pamfleti

Bisedimet për armëpushim në Gaza, Hamasi bie dakort për

Hamasi njoftoi se kishte rënë dakord të lironte 10 pengje si pjesë e bisedimeve për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës.

Sipas organizatës palestineze, pikat që janë ende në negociata janë hyrja e ndihmës humanitare, tërheqja e forcave izraelite nga enklava dhe "garancitë e vërteta" për një armëpushim të përhershëm.

Hamasi shtoi se bisedimet janë “të vështira” për shkak të “intransigjencës së Izraelit”.

Operacionet ushtarake në Rripin e Gazës "kanë krijuar kushtet e duhura për të çuar përpara një marrëveshje" që synon lirimin e pengjeve të Hamasit, tha sot shefi i shtabit të ushtrisë izraelite.

"Fushata jonë do të përfundojë kur të fitojmë. Ne do të mbrojmë sigurinë dhe të ardhmen tonë. Nuk do të ndalemi derisa të arrijmë të gjitha objektivat e kësaj lufte, në sekuencën e planifikuar operative. Kjo është detyra jonë, ky është betimi ynë dhe kështu do të veprojmë", tha gjenerallejtënant Eyal Zamir.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se ekziston "një shans shumë i mirë" që një armëpushim në Rripin e Gazës të arrihet këtë javë ose javën tjetër, pas takimit të tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Uashington të martën.

"Kemi një shans këtë javë ose javën tjetër," u tha Trump gazetarëve.

Takimi me Netanyahun ishte i dyti brenda po aq ditësh mbi temën e situatës në Lindjen e Mesme.

Lini një Përgjigje