Bota15 Prill 2023, 16:30

Dalja e dokumenteve sekrete, reagon sekretari Blinken: Rrjedhja e informacioneve nuk ka ndikuar te marrëdhënia me aleatët

Shkruar nga Pamfleti

Dalja e dokumenteve sekrete, reagon sekretari Blinken: Rrjedhja e informacioneve

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se rrjedhja e dokumenteve të inteligjencës amerikane, të cilat përfshinin informacione të ndjeshme rreth luftës në Ukrainë nuk kanë ndikuar në bashkëpunimin me aleatët dhe partneritetet e sigurisë.

Ne kemi qënë në kontakt me aletatët dhe partnerët tanë që kur ato dokumenta u bënë publike dhe e kemi bërë të qartë angazhimin tonë për të mbrojtur inteligjencën dhe angazhimin tonë ndaj partneriteteve tona të sigurisë. Ajo që kam dëgjuar deri më tani, është një vlerësim për hapat që po ndërmarrim dhe nuk ka ndikuar në bashkëpunimin tonë,” u tha Blinken gazetarëve.

Një burim i afërt me presidentin ukrainas, Zelensky tha për CNN se disa nga planet ushtarake të Ukrainës tashmë janë ndryshuar për shkak të publikimit të dokumentave.

Të enjten, FBI arrestoi anëtarin 21-vjeçar të Gardës Kombëtare Ajrore Jack Teixeira në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara amerikane. Ai u akuzua për mbajtje dhe transmetim të paautorizuar të informacionit të mbrojtjes kombëtare, si dhe heqje të paautorizuar të informacionit të klasifikuar dhe materialeve të mbrojtjes.

blinken dokumentet sekrete aleatët