Familjet e personave të bllokuar nën rrënoja mbajnë ende shpresën, ndërsa koha për të gjetur të mbijetuar po pakësohet.
Ekipet e shpëtimit po zhvillojnë një garë me kohën për të arritur te personat që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja pas dy tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë. Ndërkohë, po shtohen dëshmitë e familjarëve që thonë se dëgjojnë zërat e të afërmve të tyre nën rrënoja, por nuk mund t’i ndihmojnë.
Sipas BBC, një nga këto raste është ai i Andreina Valerios, e cila ditën e tërmeteve u largua me nxitim nga puna për të gjetur djalin e saj 2-vjeçar. Fëmija ndodhej në shtëpinë e prindërve të partnerit të saj, së bashku me të atin.
Kur mbërriti në vendngjarje, ajo gjeti vetëm rrënojat e ndërtesës. Kunati i saj, Samuel Mendoza, po kërkonte mes mbetjeve të godinës për të afërmit e familjes. Andreina Valerio foli për BBC-në të shtunën, pranë ndërtesës së shembur.
Ajo tha se djali dhe partneri i saj vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja, së bashku me prindërit, gjyshërit dhe motrën e partnerit. Megjithatë, ajo nuk e ka humbur shpresën. Andreina dhe Samueli thanë se në ndërtesë ndodhen të bllokuar edhe fëmijë të tjerë: një djalë 9-vjeçar me emrin Lucas dhe një vajzë 3-vjeçare me emrin Aranza.
Against impossible odds, hope endures. ????????
— Department of State (@StateDept) June 27, 2026
American search and rescue teams rescued an infant from beneath the rubble following the earthquake in Venezuela. Every life saved is a victory. pic.twitter.com/PcFayXEqNP
Ekipet e shpëtimit nga El Salvadori dhe Spanja mbërritën në zonë të shtunën, por nuk arritën të hynin në ndërtesë. Deri në atë moment, askush nuk ishte nxjerrë i gjallë nga ajo godinë.
Samuel Mendoza tregoi se mëngjesin e parë pas tërmeteve dëgjoi një grua që thërriste për ndihmë. “Dëgjova zërin e një gruaje. Në fillim nuk e kuptova çfarë po thoshte. Fjala e vetme që dallova ishte ‘ndihmë’,” tha ai.
Një ditë më vonë, Andreina tha se dëgjoi të qarat e një foshnjeje.
“Vazhdoj të besoj se djali im është gjallë. Besoj se është ai që dëgjoj. E di se djali im do t’ia dalë, ashtu si edhe familja e tij,” u shpreh ajo.
“Shpresa është e vetmja gjë që u ka mbetur”
Andreina dhe Samueli janë vetëm dy nga të mbijetuarit që kërkojnë të afërmit e tyre mes rrënojave dhe vazhdojnë të shpresojnë se ata do të shpëtohen, edhe pse me kalimin e ditëve mundësitë për të gjetur të mbijetuar zvogëlohen.
???????????????? España confirma seis españoles muertos por el terremoto en Venezuela; 14 siguen bajo los escombros y 133 permanecen desaparecidos. pic.twitter.com/Ct0H5nMTRR
— Alerta Mundial (@AlertaMundoNews) June 27, 2026
Në zonën bregdetare të La Guairas, një nga rajonet më të goditura nga tërmetet, familjarët po gërmojnë me duart e tyre mes rrënojave. Shumë prej tyre kanë ngritur kampe pranë ndërtesave të shembura ku besojnë se ndodhen të afërmit e tyre.
Ata janë të rraskapitur nga mungesa e gjumit dhe zërat u janë ngjirur nga thirrjet e vazhdueshme drejt rrënojave, në përpjekje për të marrë një përgjigje nga të mbijetuarit.
Korrespondenti i Sky News në Karakas, James Matthews, raportoi se shpresat për të gjetur të mbijetuar po zbehen.
“Familjarët janë mbledhur në këtë rrugë që nga tërmetet e së mërkurës, duke pritur lajme të drejtpërdrejta. Në fundjavën pas katastrofës, ata e dinë se tashmë shpresojnë për një mrekulli. Por këtu, shpresa është e vetmja gjë që u ka mbetur,” tha ai. /Përshtati Pamfleti/
Lini një Përgjigje