TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2026, 11:20

Delegacioni britanik braktis këngëtarin në Eurovision, Danimarka e “birëson”; pamjet bëhen virale (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Delegacioni britanik braktis këngëtarin në Eurovision, Danimarka
Delegacioni britanik braktis këngëtarin

Pamjet shkaktuan reagime për mënyrën si delegacioni britanik e la vetëm këngëtarin gjatë finales

Mbretëria e Bashkuar vazhdon serinë e rezultateve negative në skenën e Eurovisionit. Këtë vit, Britania u rendit në vendin e fundit për herë të tretë në historinë e saj, duke marrë madje zero pikë nga votimi i publikut.

Një video e regjistruar në ambientin ku ndodheshin delegacionet e vendeve pjesëmarrëse gjatë natës finale është bërë virale në rrjetet sociale, me protagonist përfaqësuesin britanik.

Pamjet konsiderohen mjaft prekëse: këngëtari britanik Sam Battle, i njohur artistikisht si “Look Mum No Computer”, shihet ulur krejtësisht i vetëm në tavolinën e delegacionit britanik gjatë votimit të jurive, pa asnjë anëtar tjetër të ekipit pranë tij.

Megjithatë, një gjest nga delegacioni danez ndryshoi atmosferën dhe riktheu frymën e vërtetë të Eurovisionit si një festival muzike pa armiqësi apo rivalitete.

Përfaqësuesja e Danimarkës iu afrua Sam Battle dhe e ftoi të ulej në tavolinën e delegacionit danez, që ndodhej pranë, në mënyrë që ai të mos rrinte vetëm. Këngëtari britanik e pranoi ftesën, ndërsa përdoruesit në rrjetet sociale reaguan menjëherë, duke e “shpallur” me humor Samin si “zyrtarisht danez”.

Në të njëjtën kohë, shumë komentues kritikuan mënyrën se si delegacioni britanik u soll ndaj artistit gjatë finales së Eurovisionit.

Lini një Përgjigje