TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2025, 17:20

Demokratët dhe Shteti i Thellë po përgatisin përmbysjen e Trump!

Shkruar nga Davide Malacaria

Demokratët dhe Shteti i Thellë po përgatisin përmbysjen e

Partia Demokratike, një fraksion republikanësh dhe strukturat e Deep State, po përgatisin një lëvizje revolucionare, që synon në mos rrëzimin e presidentit aktual, rikthimin e tij tek qasja e vjetër e establishmentit, me përshkallëzimin e luftës në Ukrainë dhe sulmin ndaj Iranit.   

Të shtunën, ditën në të cilën është planifikuar një paradë e madhe me rastin e 250-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Amerikane, demokratët kanë bërë thirrje për demonstrata në të gjithë vendin kundër Donald Trumpit.

Nismës, të quajtur “Pa Mbretër”, i janë bashkuar deri tani mbi 13.000 njerëz, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në 320 ngjarje që do të mbahen në të gjithë vendin. Një shfaqje force për t'i thënë jo “autoritarizmit” të manifestuar nga dëbimi i emigrantëve të paligjshëm.

Sipas Axios, janë planifikuar 1.800 demonstrata në të 50 shtetet e SHBA-së dhe në Komonuelth, përfshirë Porto Rikon. Protesta të ngjashme janë planifikuar edhe në Kolumbi, Malavi, Itali, Portugali, Gjermani dhe Britaninë e Madhe.

Përtej theksit, ndoshta të ekzagjeruar tek numrat dhe fusha e veprimit, është një skenar i njohur dhe i përsëritur, tipik i revolucioneve me ngjyra, si ai i Maidanit në Kiev në dimrin e viteve 2013-2014. Dhe siç e di kushdo që i ka ndjekur, revolucionet me ngjyra janë nisma politike vetëm në dukje.

Ato kryhen duke përdorur opozitën ndaj qeverisë që duan të rrëzojnë, por mbështeten nga prapa nga një aparat shumë më kërcënues dhe ushtarak në kuptimin më të gjerë të termit. Në rastin e SHBA-së nga Shteti i Thellë, me të cilin Trump është tanimë në një luftë të hapur.

Pra, është shumë e qartë se lëvizja “Pa Mbretër” do të ketë gjithashtu edhe mbështetjen e fshehtë të neokonservatorëve republikanë dhe aparatit që u referohet atyre, por edhe demokratëve liberalë, si dhe mediave kryesore në SHBA.

Çështja kryesore nuk është migracioni i paligjshëm, i cili është vetëm shkaku i trazirave që po i vënë flakën Amerikës, dhe as autoritarizmi i Trumpit, i ndryshëm në formë nga ai i presidentëve të tjerë demokratë dhe republikanë, por i njëjtë në thelbin e tij.

Në realitet, presidenti aktual po vihet në shënjestër sepse është kundër luftës ndaj Iranit, me të cilin në fakt po kërkon një marrëveshje. Por edhe sepse dëshiron që t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe po e kërkon këtë me më shumë forcë se sa Joe Biden, i cili u kufizua tek disa belbëzime boshe.

Po ashtu, ai synon fundin e luftës në Gaza (Jerusalem Post, konfirmoi se në telefonatën e së hënës me Benjamin Netanyahun, Trump i tha prerë që t’i japë fund sulmeve ushtarake në Rrip). Së fundmi, ai po kërkon një marrëveshje të gjerë me Kinën, përfshirë edhe mbi tarifat tregtare.

Revolucionet me ngjyra, ose operacionet e ndryshimit të regjimit, kanë synuar historikisht të gjitha, ose gati të gjitha, vendet që kanë qenë në marrëdhënie me Rusinë - vendet ish-sovjetike etj - apo që konsideroheshin në çdo rast si të paangazhuara.

Pra armiqësore, ndaj planeve të liberalëve dhe neokonservatore ose atyre të autoriteteve izraelite, si për shembull rasti i Libisë, Sirisë, Iranit etj. Donald Trump gabon kur i kombinon bashkë të dyja këto çështje jetike, duke ruajtur në veçanti marrëdhëniet me Putinin dhe autoritetet iraniane.

Dikush mund të pyesë nëse emergjenca në lidhje me emigrantët e paligjshëm në SHBA, e cila e nisi të gjithë këtë lëvizje, nuk ishte një kurth në të cilin Trump ra pa treguar asnjë lloj kujdesi. Ndërsa kjo çështje ishte sigurisht pjesë e axhendës së tij, ka të ngjarë që mënyra se si u trajtua ajo, të fshehë nga pas dëshirën për të nxitur qëllimisht kaos.

Një pyetje që na erdhi në mendje spontanisht, kur pas protestave që shpërthyen në Los Angeles, na u kujtua vizita e fundit në Izrael e Kristie Noem, drejtuese e ICE (Agjencia e Zbatimit të Ligjit për Migracionin dhe Doganat), zyra që merret me kapjen dhe dëbimin e emigrantëve të paligjshëm.

Në fakt, dy javë më parë, Noem, e cila ka lidhje të thella me Tel Avivin, siç e shpjegoi në një deklaratë solidariteti mbi sulmin tragjik të 7 tetorit 2023, shkoi enkas në Izrael për të treguar edhe një herë lidhjet e saj të gjakut me të.

Qëllimi ishte të zbutej përçarja me SHBA-në, e cila doli në pah edhe nga shmangia e Tel Avivit gjatë turneut të fundit që kreu Trump në Lindjen e Mesme. Maidan-i në stilin amerikan kishte nevojë për një ‘casus belli’ (arsye për konflikt).

Dhe Noem ia siguroi atë në një pjatë argjendi, duke dërguar njerëzit e saj të kërkonin emigrantë të paligjshëm në Los Angeles në çdo cep të qytetit, dhe me metoda që po kritikohen gjerësisht, dhe që disa qytetarë të zakonshëm i kanë quajtur me të drejtë si të “Gestapo”-s së dikurshme në Gjermaninë naziste.

Ashtu si çdo revolucion me ngjyra, edhe ai që po tentohet të ndodhë në Shtetet e Bashkuara ka nevojë për një fytyrë që ta mishërojë, për një hero që të jetë pika e tij e referencës. Dhe i zgjedhuri është guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale, ai u përpoq të kandidonte si kandidat i Partisë Demokratike, por u la mënjanua nga estalishmenti sepse ishte më i sulmueshëm sesa Kamala Harris. Newsom sheh përpara horizonte të reja, duke lënë në harresë incidente të së kaluarës.

Si për shembull pranimi publik i të pasurit një marrëdhënie intime me gruan e mikut të tij më të mirë, që ishte gjithashtu kreu i fushatës së tij për guvernator. Momenti më i fundit i sikletshëm, ishin zjarret e mëdha që e përcëlluan Kaliforninë vitin e kaluar dhe që e bënë Newson të dukej një lider jo shumë kompetent.

Kjo personazh, që e sfidoi hapur Trumpin që ta arrestonte po të kishte guxim, do t’i japë një zë publik protestës së 14 qershorit. Mbetet të shohim nëse ashtu si skenari në Ukrainë, do të përfshijë edhe viktima që sakrifikohen. Që të ketë sukses përpjekja për ndryshimin e regjimit, nuk është e nevojshme të rrëzohet tirani.

Mjafton që ai të ndryshojë drejtim: t’i japë dritën jeshile përshkallëzimit të luftës në Ukrainë ose të bombardojë Iranin. Dhe të gjithë do të bëhen bashkë, kryengritja do të shuhet dhe Trump do të lavdërohet si një hero kombëtar.

A do t’i rezistojë Trump tensionit dhe lajkave? Përgjigjen do ta marrim në ditët në vijim./ Pështati "Pamfleti" nga “Inside Over”

Lini një Përgjigje