
Ministri çek i Drejtësisë dha dorëheqjen pas dhuratës prej 40 milionë euro në bitcoin që mori nga një ish-i dënuar për trafik droge.
Ministri e mori këtë shumë nga një burrë që kishte vuajtur një dënim me 4 vjet burg për abuzim, trafik droge dhe posedim të paligjshëm të armëve. Ky burrë u lirua nga burgu katër vjet më parë.
Ministri më pas i shiti kriptovalutat në ankand, duke mbledhur rreth 40 milionë euro.
Origjina e kriptomonedhave është e panjohur, por Blazek argumentoi se gjykatat nuk kanë provuar kurrë se ato vijnë nga aktivitet kriminal.
"Nuk jam në dijeni të ndonjë paligjshmërie. Por nuk dua të dëmtoj reputacionin e koalicionit qeverisës", tha ai në një postim në platformën X.
Autoritetet po hetojnë abuzimin me pushtetin dhe pastrimin e parave.
Blazek, 56 vjeç, është anëtar i partisë së krahut të djathtë ODS të kryeministrit Petr Fiala, kreut të koalicionit qeverisës të qendrës së djathtë që nga viti 2021.
Opozita kërkoi dorëheqjen e ministrit pasi skandali u bë i ditur të mërkurën.
Fiala komentoi se është i bindur se Blaze veproi "me mirëbesim" dhe se e konsideron dorëheqjen e tij "një akt përgjegjësie".
Republika Çeke po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë.
Lëvizja opozitare ANO e ish-kryeministrit miliarder Andrej Babis kryeson në sondazhe me rreth 30%, ndërsa ODS vjen e dyta me 20%.
Lini një Përgjigje