TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2025, 22:48

“Do të ketë zgjedhje Presidenciale në Ukrainë”, i dërguari i Trump: Kievi ka rënë dakord për të çuar vendin në votime

Shkruar nga Pamfleti

“Do të ketë zgjedhje Presidenciale në Ukrainë”,

I dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, ka bërë një deklaratë të habitshme dhe të fortë. Ai ka thënë se Kievi ra dakord për të mbajtur zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, pa dhënë detaje.

Në një intervistë për Fox News, Witkoff deklaroi se “do të ketë zgjedhje në Ukrainë”, duke shtuar se udhëheqja e vendit të shkatërruar nga lufta “u pajtua me këtë”.

Administrata Trump ka rritur presionin për të detyruar Ukrainën të mbajë zgjedhje gjatë kohës së luftës, diçka që vendi është i ndaluar me kushtetutë të bëjë, sipas Politico.

Donald Trump e kishte përshkruar homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, si një “diktator pa zgjedhje”.

“Nëse do të ketë një marrëveshje paqeje, Ukraina nuk mund të jetë anëtare e NATO-s. Unë mendoj se kjo është kryesisht e pranueshme,” tha Witkoff.

Lini një Përgjigje