
Që pas nisjes së sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, shtetet perëndimore kanë ndaluar manifestimet pro Hamasit në vendet e tyre. Lidhur me këtë në Britani një grua 22-vjeçare është arrestuar me dyshimin se ka mbështetur Hamasin në një protestë. Kjo pasi Hamasi konsiderohet nga Britania e Madhe si një grup terrorist.
Policia kundër terrorizmit në South East tha se gruaja u arrestua dje sipas nenit 12 të Aktit të Terrorizmit 2000. Një hetim ishte nisur për një fjalim të mbajtur nga një grua në protestën në Brighton të dielën. Superintendentja Petra Lazar nga Policia e Sussex tha se konflikti "po gjeneronte shqetësim publik dhe po ndikonte komunitetet në nivel global dhe lokal".
"Ne e pranojmë se ekziston potenciali për rritjen e tensioneve dhe po angazhohemi dhe punojmë me komunitetet dhe partnerët për të siguruar që njerëzit të ndjehen të sigurt dhe të mbrojtur", tha ajo.
Ndërkohë nga frika e suleve terroriste në veri të Londërs ditën e djeshme u mbyllën dy shkolla hebraike. E njëjta gjë ndodhi dhe në Holandë, ku disa shkolla njoftuan se do të mbylleshin nga e premtja deri në një afat të papërcaktuar.
Lini një Përgjigje