TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2026, 10:14

Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Shkruar nga Pamfleti
Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes,
Foto Ilustrim

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për shtimin e tentativave të mashtrimit që synojnë marrjen e kontrollit të llogarive WhatsApp përmes mesazheve dhe linkeve të rreme që po qarkullojnë në internet.

Sipas autoriteteve, mashtruesit u dërgojnë përdoruesve mesazhe me pretekste të ndryshme, si ftesa për të votuar në një konkurs apo për të konfirmuar një veprim. Pasi viktima klikon mbi linkun, i kërkohet të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp.

Policia sqaron se ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër, duke u mundësuar atyre marrjen e kontrollit të saj.

Për të shmangur rënien pre e këtyre skemave mashtruese, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos hapin linke të dyshimta, edhe kur ato dërgohen nga kontakte të njohura, si dhe të mos ndajnë në asnjë rast kodin e verifikimit të WhatsApp.

Njëkohësisht, autoritetet rekomandojnë aktivizimin e funksionit "Two-Step Verification" (verifikimi me dy hapa), si një masë shtesë sigurie që ndihmon në mbrojtjen e llogarisë nga akseset e paautorizuara.

"Policia e Shtetit apelon për kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp.

Policia e Shtetit informon qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese, të cilat synojnë marrjen e kontrollit të llogarive WhatsApp.

Mashtruesit dërgojnë linke me pretendime të ndryshme, si p.sh. për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim.

Më pas, i kërkohet përdoruesit të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj.

Policia e Shtetit këshillon qytetarët:

* Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur;

* Mos ndani kurrë kodin e verifikimit të WhatsApp me askënd;

* Aktivizoni funksionin Two-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacionin WhatsApp;

* Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, veproni menjëherë për ta rikuperuar atë dhe njoftoni personat e kontakteve tuaja.

Mbroni të dhënat tuaja! Kujdesi juaj është mbrojtja më e mirë ndaj mashtrimeve kibernetike.", njofton policia.

Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes,Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes,Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes,Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes,

Lini një Përgjigje