
Një raport i inteligjencës Britanike, ka vënë në dukje se Covid-19 dhe lufta në Ukrainë kanë shkaktuar mungesë të madhe të fuqisë punëtore në Rusi, më e larta ndër dekada.
Kjo për shkak se popullsia e saj u tkurr me dy milionë njerëz më pak se sa pritej gjatë tre viteve të fundit, duke sjellë kështu një boshllëk në sistem.
Banka Qendrore Ruse anketoi 14,000 punëdhënës dhe zbuloi se numri i punonjësve në dispozicion ishte në nivelin më të ulët që nga viti 1998. Kjo për shkak se shumë njerëz aktiv për punë vdiqën nga covidi, po edhe fakti se shumë të rinj dhe të mirëarsimuar në industri me vlerë të lartë ishin në mesin e 1.3 milion njerëzve që u larguan nga vendi në 2022.
Ministria Ruse e Komunikimeve tha se rreth 10% (100,000) e fuqisë punëtore të IT që i larguan gjatë thirrjes së Putinit për rekrutim nuk u kthyen më në vendlindje.
"Mobilizimi, emigracioni historikisht i lartë dhe një popullsi në plakje dhe tkurrje po kufizojnë ofertën e punës. Kjo ka të ngjarë të çojë në një reduktim të rritjes potenciale të ekonomisë ruse dhe rrezikon të nxisë inflacionin", thuhej në raportin e inteligjencës Britanike.
Lini një Përgjigje