TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2023, 11:30

“Jemi pranë një katastrofe bërthamore”, OKB e shqetësuar për rinisjen e sulmeve në centralin e Zhaporizhzhia: Nuk ka më siguri!

Shkruar nga Pamfleti
“Jemi pranë një katastrofe bërthamore”, OKB e
Termocentrali bërthamor i Zhaporizhzhia

Grupi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së është shprehur se siguria në termocentralit më të madh të Evropës nuk mund të garantohet, kjo pasi aktiviteti ushtarak po bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm dhe potencialisht i rrezikshëm.

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, bëri thirrje për veprim të menjëhershëm për të parandaluar kërcënimin e një aksidenti të rëndë bërthamor.

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer zjarr pranë uzinës në Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar raportoi se ushtarët po ndërtonin pozicione mbrojtëse me thasë rëre brenda reaktorëve bërthamorë.

"Situata e përgjithshme në zonën pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme dhe potencialisht e rrezikshme. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për rreziqet reale të sigurisë bërthamore dhe të sigurisë me të cilat përballet centrali. Ne duhet të veprojmë tani për të parandaluar kërcënimin e një aksidenti të rëndë bërthamor dhe pasojat që lidhen me të për popullatën dhe mjedisin", tha zoti Grossi.

Grossia ka paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet e operacioneve ushtarake rreth uzinës, duke vizituar në mars për të lobuar për një marrëveshje mbi masat mbrojtëse midis Ukrainës dhe Rusisë. Kundërofensiva e Ukrainës pritet të përfshijë rajonin Zaporizhzhia dhe guvernatori i saj i instaluar nga Rusia urdhëroi evakuimin e fshatrave afër vijës së frontit javën e kaluar. Ai tha se granatimet ukrainase ishin intensifikuar në zonë ditët e fundit.

Ndërkohë që autoritetet ukrainase thanë se 30 predha janë hedhur në Nikopol, një qytet që ata kontrollojnë pranë uzinës, duke vrarë një grua 72-vjeçare.

Në rast të një shpërthimi të reaktorit bërthamorë, pasojat do të jenë katastrofike dhe të pa riparueshme, për Ukrainën dhe një pjesë të mirë të Evropës.

okb zhaporizhzhia ukrainë

Lini një Përgjigje