
Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, pret që policia “të përdorë forcën e plotë të ligjit” kundër shfaqjeve të mbështetjes për Hamasin në Britani, pas një përshkallëzimi të sulmeve në kufijtë e Izraelit.
Komentet e sekretares së brendshme erdhën pasi u shfaqën disa video të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar të cilët po festonin pasi militantët palestinezë nga Rripi i bllokuar i Gazës filluan një sulm të befasishëm dhe kapën me dhjetëra pengje.
Patrullat e policisë janë shtuar në zonat e Londrës veriore ku janë vendosur shumë anëtarë të komunitetit hebre në Mbretërinë e Bashkuar.
Ministri i Imigracionit, Robert Jenrick, gjithashtu bëri thirrje që të shtoheshin kontrollet, ai ndau një video të postuar në mediat sociale nga Rachel Riley, në videon e së cilës dukeshin dy makina të cilat po lëviznin në Londër duke valëvitur flamujt palestinezë.
Braverman më vonë postoi një video në platformën 'X', që tregonte njerëzit duke valëvitur flamujt palestinezë, duke i rënë borisë së makinave dhe duke duartrokitur.
“Shumica e njerëzve e kuptojnë se kjo është një gjë e neveritshme. Askush nuk duhet të gëzojë luftën dhe vdekjen. Sa herë që sulmohet Izraeli , islamistët dhe racistët e tjerë përdorin masat mbrojtëse izraelite si pretekst për të nxitur urrejtje kundër hebrenjve britanikë. Dje fola me CST-UK (Besimi i Sigurisë së Komunitetit) për t’u siguruar që qeveria po bën gjithçka që është e nevojshme për mbrojtjen e komuniteteve tona hebreje. Duhet të ketë zero tolerancë për antisemitizmin ose glorifikimin e terrorizmit në rrugët e Britanisë. Unë pres që policia të përdorë fuqinë e plotë të ligjit kundër shfaqjeve të mbështetjes për Hamasin , grupet e tjera terroriste të ndaluara ose përpjekjet për të frikësuar hebrenjtë britanikë”, shkruan Braverman.
Lini një Përgjigje