TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Mars 2026, 11:17

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për masakrën në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Pamfleti
Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për masakrën
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se Izraeli do të paguajë çmimin për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Në një reagim për mediat mëngjesin e së premtes pas faljes së Eid al-Fitr, Erdogan fillimisht përcolli një mesazh urimi për festën, duke theksuar rëndësinë e unitetit, bashkëjetesës dhe solidaritetit.

“Lëmë pas muajin e bekuar të Ramazanit dhe sot kemi nderin të festojmë Fitër Bajramin. Uroj që kjo festë të sjellë mirësi, shpëtim dhe bashkim për të gjithë botën myslimane dhe për vendin tonë”, u shpreh ai.

Në vijim, presidenti turk u ndal te situata në rajon, duke deklaruar se Lindja e Mesme ndodhet në një gjendje të tensionuar. Ai kritikoi ashpër Izraelin për veprimet e tij dhe shtoi se nuk ka asnjë dyshim se do të ketë pasoja për këto zhvillime.

“Rajoni është në trazira dhe ajo që po ndodh është shumë serioze. Nuk kam asnjë dyshim se Izraeli do të përballet me pasojat”, deklaroi Erdogan.

Ndërkohë Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka marrë përsipër sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit, si fusha South Pars, pjesë e rezervës më të madhe të gazit natyror në botë, duke mohuar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu Netanyahu i është përgjigjur thirrjes së Trump për të mos përsëritur më sulmet në objektiva të tilla kyç. Vetë presidenti Trump u shpreh dy ditë më parë, kur dhe sulmet ndodhën, se SHBA-të nuk ishin në dijeni. Ndër të tjera, Netanyahu tha se Irani "nuk është më i aftë të pasurojë uraniumin" dhe nuk është më i aftë të prodhojë raketa balistike.

Çmimi i naftës në botë mbetet i lartë teksa ditën e djeshme arriti në 115 dollarë për fuçi. Irani ka sulmuar përsëri objektivat e naftës në Izrael dhe Katar. Kuvajti njoftoi gjatë natës se rafineria e naftës Mina Al-Ahmadi ishte sulmuar përsëri nga dronë iranianë, duke shkaktuar zjarre në disa njësi. Rafineria ishte goditur gjithashtu dhe një ditë më parë.

masakrën në lindjen e mesme erdogan-izrael

Lini një Përgjigje