Bota13 Mars 2023, 17:00

Falimentimi i dy bankave kryesore në SHBA, Biden fjalim urgjent: Amerikanët duhet të kenë besim, sistemi është i sigurtë

Shkruar nga Pamfleti

Falimentimi i dy bankave kryesore në SHBA, Biden fjalim urgjent:

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar ditën e sotme se bizneset e vogla mund të ‘marrin frymë lirshëm”, duke e ditur se do të jenë në gjendje të paguajnë punëtorët e tyre, në një fjalim drejtuar kombit pas falimentimit Silicon Valley Bank dhe Signature Bank.

“Amerikanët mund të kenë besim se sistemi bankar është i sigurt. Depozitat tuaja do të jenë aty kur të keni nevojë për to. Bizneset e vogla në të gjithë vendin që kanë llogari në këto banka mund të marrin frymë lirshëm duke e ditur se do të jenë në gjendje të paguajnë punëtorët e tyre dhe të paguajnë faturat e tyre.”, tha Biden.

Në fjalimin e tij urgjent, Biden u përpoq të qetësonte bashkëqytetarët e tij duke nënvizuar se nuk ka asnjë arsye për panik pasi ka pasur një ndërhyrje nga agjencitë federale pas falimentimeve të dy bankave të mëdha.

“Investitorët në banka nuk do të mbrohen, ata me vetëdije ndrëmorrën një rrezik dhe kur rreziku nuk shpaguher, investitorët humbasin paratë e tyre: kështu funksionon kapitalizmi.

Në qeverinë time askush nuk është mbi ligjin”, theksoi Biden .

Qeveria amerikane tha gjatë fundjavës se të gjithë depozituesit në Silicon Valley Bank dhe Signature Bank do të mbrohen dhe do të kenë akses në paratë e tyre të hënën në mëngjes, me fondet që vijnë nga një fond special i krijuar nga bankat e vendit dhe nga shitja e aseteve bankare, jo nga tatimpaguesit.

joe biden silicon valley bank dhe signature bank