TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Gusht 2025, 17:00

Fico i Sllovakisë del kundër Trump: Nuk do të blejmë kurrë armë në SHBA për llogari të Kievit

Shkruar nga Pamfleti

Fico i Sllovakisë del kundër Trump: Nuk do të blejmë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka deklaruar se vendi i tij do të kundërshtojë planin e propozuar që parashikon furnizimin e Ukrainës me armë amerikane në vlerë prej 100 miliardë dollarësh, të financuar nga vendet e Bashkimit Europian në këmbim të garancive të sigurisë së Shteteve të Bashkuara për Kievin.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, pas përfundimit të një videokonference të Këshillit Europian, Fico e quajti këtë propozim “një shaka të hidhur”.

As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoj që Sllovakia të blejë armë nga SHBA për t’i dërguar falas në frontin e Ukrainës”, tha ai.

Kryeministri sllovak shtoi gjithashtu se mbetet “skeptik” për mbështetjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë, nëse negociatat nuk japin rezultatet e pritura. Ai theksoi se një nga kushtet për mbylljen e luftës është që “Ukraina të mos bëhet anëtare e NATO-s”.

Që në fillim të luftës, unë jam shprehur qartë kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe për këtë jam kritikuar rëndë. Por qëndrimi im nuk ka ndryshuar. Për më tepër, pa një diskutim të hapur mbi ndryshimet territoriale në Ukrainë, nuk mund të ketë përparim”, u shpreh Fico.

Megjithatë, kreu i qeverisë sllovake tha se mbështet ambicien e Kievit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, nëse Ukraina do të përmbushë kriteret e nevojshme.

Lini një Përgjigje