TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Gusht 2025, 16:26

“Fola me presidentin e respektuar të Bjellorusisë”, Trump bisedë telefonike me Lukashenkon para takimit me Putin!

Shkruar nga Pamfleti

“Fola me presidentin e respektuar të Bjellorusisë”, Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë udhëtimit të tij për në Alaska, njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me një nga aleatët më të rëndësishëm të Vladimir Putinit, presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Trump me anë të një postimi në rrjetin social, ‘Truth Social’. Ai deklaroi se pati një bisedë të mirë dhe gjithëpërfshirëse me Lukashenkon, teksa shtoi se mezi pret që ta takojë atë në të ardhmen.

Pata një bisedë të mrekullueshme me Presidentin shumë të respektuar të Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko. Diskutuam shumë tema, përfshirë vizitën e Presidentit Putin në Alaska. Pres me padurim të takohem me Presidentin Lukashenko në të ardhmen. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkroi Trump, duke thënë se qëllimi i telefonatës ishte ta falënderonte për lirimin e të burgosurve.

Lukashenko është një aleat i ngushtë i Putinit dhe ata janë afruar më shumë gjatë luftës në Ukrainë. Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës në vitin 2022 u nis pjesërisht nga territori bjellorus dhe Putini ka vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi.

Lini një Përgjigje