TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Tetor 2024, 21:15

Goditi Izraelin me breshëri raketash, presidenti iranian: Netanyahu duhet të kuptojë të mos përfshihet në konflikt me ne!

Shkruar nga Pamfleti

Goditi Izraelin me breshëri raketash, presidenti iranian: Netanyahu duhet

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se breshëria e raketave nga sulmet e sotme ishte "vetëm një paraqitje e shkurtër e aftësive tona", pasi Izraeli sinjalizoi se mund të hakmerrej.

Presidenti Pezeshkian tha se sulmi me raketa ishte një përgjigje vendimtare ndaj agresioneve të regjimit sionist.

 “Ky veprim u ndërmor në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve iranianë. Benjamin Netanyahu duhet të kuptojë se Irani nuk është luftarak, por ai do të qëndrojë i vendosur kundër çdo kërcënimi.

Kjo është vetëm një paraqitje e shkurtër e aftësive tona. Mos u përfshini në konflikt me Iranin”, shprehet presidenti Pezeshkian.

 

Lini një Përgjigje