Irani ka ndaluar eksportet e çelikut, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Fars, pasi dy nga kompanitë më të mëdha të sektorit njoftuan në fillim të prillit se mund të ndërprisnin aktivitetin pas sulmeve ajrore izraelito-amerikane.
Sipas Fars, që i referohet autoritetit doganor iranian, urdhri për ndalimin e eksporteve është publikuar dhe ka hyrë në fuqi më 26 prill.
Në fund të marsit, kompania e çelikut Khuzestan, në jugperëndim të Iranit, dhe kompania Mobarakeh, në provincën Isfahan në qendër të vendit, u goditën nga bombardimet.
Sipas mediave vendase, që citojnë shoqatën iraniane të industrisë së çelikut, vendi ka eksportuar çelik me vlerë 6,1 miliardë dollarë në periudhën nga fundi i marsit 2025 deri në fund të janarit 2026.
Çeliku konsiderohet material me rëndësi strategjike, pasi përdoret në prodhimin industrial dhe ushtarak, përfshirë ndërtimin e raketave, dronëve dhe anijeve.
Lini një Përgjigje