TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Gusht 2023, 09:19

Greqia kompenson turistët, Mitsotakis: Një javë pushime falas për ato që u larguan nga zjarret në Rodos

Shkruar nga Pamfleti
Greqia kompenson turistët, Mitsotakis: Një javë pushime falas
Kyriakos Mitsotakis

Zjarret që përfshinë Rodosin bënë që një numër i madh turistësh të largoheshin duke ndërprerë pushimet e tyre në Greqi.

Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, këtë të mërkurë ka vendosur që të ofrojë një javë pushim falas në Rodos pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një intervistë të dhënë për mediat, ku theksoi se Greqia është një vend absolutisht i sigurt, nuk ka asnjë rrezik.

Kryeministri sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.

kyriakos mitsotakis greqi turiste

Lini një Përgjigje