TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2026, 22:21

Spanja kalon sërish në avantazh, Franca me një këmbë jashtë finales (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Spanja kalon sërish në avantazh, Franca me një këmbë
Francë-Spanjë

Spanja sapo ka shënaur edhe golin e dytë në minutën e 58 në gjysmëfinalen ndaj Francës. Pas një kombinimi perfekt mes Pedro Porro dhe Dani Olmo, ishte mbrojtësi i krahut që gjeti golin.


Ky është goli i tij i dytë me fanellën e Spanjës pas 23 ndeshjeve. Një vendosje e gabuar e Maksense Lakrua dhe një aksion spektakolar i spanjollëve, soli edhe golin e dytë të këtyre të fundit.

Në minutën e 60-të, Lamin Jamal shënon një gol spektakolar, por për fatin e mirë të Francës ishte pozicion jashtë loje.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 dhe dominimin e Spanjës. Skuadra e De la Fuentes realizoi golin e vetëm në minutën e 22. Ishte Mikel Ojarzabal që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte një gabim trashanik i Luaks Dinje, ku pas një topi të gjatë të Mark Kukurejas, mbrojtësi francez bëri një ndërhyrje të pafalshme ndaj Lamin Jamal dhe arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte penallti. Goditi Ojarzabal, Majk Menjo kuptoi krahun, por nuk e shmangu dot golin.


Në minutën e 38, iberikët “flirtuan” me golin e dytë, pas një gafe që nisi nga këmbët e Menjo, por në fund Fabian Ruiz nuk arriti për pak të gjente golin, pasi topi u devijua në fraksionin e fundit nga Dazhot Upamekano.

Spanja e nisi më mirë takimin, duke qenë më aktive që në minutat e para. Në minutën e 8-të, Adrien Rabio pengoi në kufijtë e zonës së rreptësisë Dani Olmon dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Spanja pati një mundësi të mirë shënimi nga goditja e dënimit, por goditja e Aleks Baena ishte shumë e dobët.

franca spanja kupa e botës

Lini një Përgjigje