TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Korrik 2023, 17:37

Hakmarrje e Ukrainës apo eliminimi i radhës nga Putin? Një tjetër komandant rus vritet në rrethana misterioze

Shkruar nga Pamfleti

Hakmarrje e Ukrainës apo eliminimi i radhës nga Putin? Një

Një ish-komandant rus i nëndetëseve i listuar si një kriminel lufte i dyshuar nga Ukraina është qëlluar për vdekje teksa bënte vrapin e tij të mëngjesit.

Hetuesit në Rusi thanë se Stanislav Rzhitsky u vra herët në mëngjes në qytetin jugor të Krasnodarit dhe ata akuzojnë Ukrainën për eliminimin e tij. Kjo pasi adresa e 42-vjeçarit dhe detaje të tjera personale ishin shfaqur në bazën e të dhënave ukrainase Myrotvoret, ku listohen ata që konsiderohen si armiq të vendit. Ndërkohë sot fotografia e tij në bazën e të dhënave është markuar me fjalën “likuiduar”.

Por këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, tha në Twitter se mediat ruse po fajësonin Ukrainën për vrasjen.

"Deri më tani policia ruse nuk mund të gjejë një kamerë të vetme vëzhgimi që do të tregonte kryerjen e krimit. Kërkimi vazhdon", shkroi ai në Twitter.

Por mundësia më e madhe është që komandanti rus mund të jetë ekzekutuar nga vetë Kremlini, si shumë gjeneralë dhe biznesmenë të fuqishëm që janë hequr qafe në mënyrë misterioze që nga fillimi i luftës.

eleminimi komandantit ukrainë

Lini një Përgjigje