
Të paktën 250 persona janë vrarë dhe 1,500 janë plagosur në Izrael kur grupi militant palestinez Hamas filloi sulmin e tij ditën e djeshme, një ndër sulmet më të mëdha ndër vite.
Izraeli është përgjigjur me një valë sulmesh ajrore në Gaza ku mbetën të vrarë 232 palestinezë si dhe 1,600 të tjerë u plagosën.
Grupi militant Hezbollah mori përgjegjësinë e sulmit në një bazë ushtarake izraelite. Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të shumta në momentin e sulmit.
Në një video, dëgjohen zëra shqip duke bërë thirrje për t’u strehuar në një vend të sigurt.
“Hini ma shpejtë hini ma shpejtë”, dëgjohen zërat në këtë video, e cila është filmuar në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv.
Sulmet ndaj Izraelit i ka dënuar fuqishëm edhe Shqipëria.
Lini një Përgjigje