Cole Tomas Allen, i dyshuar për sulmin ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trumop është paraqitur në një gjykatë federale në Uashington. Ndaj tij rëndojnë tre akuza penale.
Nga salla e gjyqit, gjykatësi lexoi akuzat që përfshijnë: përpjekje për të vrarë presidentin amerikan, përdorimin e një arme zjarri gjatë një krimi të dhunshëm dhe transportin e armëve të zjarrit në tregtinë ndërshtetërore me qëllim kryerjen e një krimi.
Gjatë seancës, Allen u informua për të drejtat e tij procedurale, përfshirë të drejtën për të heshtur dhe të drejtën për një seancë paraprake dëgjimore. I pyetur nga gjykatësi nëse i kuptonte akuzat, ai u përgjigj: “Po, Zotëri.”
Një nga akuzat kryesore, ajo për tentativë vrasjeje të presidentit, u bë publike për herë të parë gjatë kësaj seance.
Seanca gjyqësore u zhvillua në një sallë të mbushur, ndërsa i dyshuari u paraqit i veshur me uniformën blu të burgut. Ai bëri betimin duke ngritur dorën e majtë dhe më pas iu përgjigj pyetjeve të gjykatësit për identitetin dhe arsimimin e tij, duke deklaruar se zotëron një diplomë masteri.
Gjykatësi i magjistraturës Mattheë J. Sharbaugh lexoi gjithashtu të drejtën e tij për përfaqësim ligjor. Allen do të përfaqësohet nga mbrojtësit publikë Tezira Abe dhe Eugene Ohm.
Procedurat pritet të vijojnë me fazat e tjera të procesit gjyqësor, ndërsa çështja mbetet nën shqyrtim në sistemin federal amerikan.
Lini një Përgjigje