TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Tetor 2023, 09:19

Sulmi me raketa në Izrael, momenti kur Von der Leyen dhe Metzola nxitojnë për t’u fshehur (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi me raketa në Izrael, momenti kur Von der Leyen dhe Metzola

Vizita e Ursula Von der Leyen dhe Roberta Metzola në Izrael u shënua nga një ngjarje e papritur, pasi u detyruan të nxitonin në një strehë për shkak të një sulmi me raketa.

Sky News publikoi videon dhe vuri në dukje se në atë moment u dëgjuan sirenat e sulmit ajror.

Gjithashtu, kryetarja e Komisionit ka bërë një postim në platformën X për vizitën e saj së bashku me presidenten e Parlamentit Europian.

“Ishim në Kfar Azza. Një nga epiqendrat e mizorive të kryera nga Hamasi fundjavën e kaluar. Tmerri i asaj që ndodhi këtu është përtej fjalëve”, ka shkruar Ursula Von der Leyen.

von der leyen sulm izrael palesti

Lini një Përgjigje