
Një sulm ukrainas me “Storm Shadow” që i janë dhuruar nga Britania e Madhe i ka marrë jetën ushtarakëve të lartë të Vladimir Putin, që ishin strehuar në një bunker në rajonin e Kursk.
Nënkoloneli Valery Tereshchenko u vu në shënjestër së bashku me shtatë oficerë të tjerë të lartë.
Njëri prej tyre përfshinte kolonelin Pavel Maletsky, 39 vjeç, komandanti i batalionit të veçantë të 656.
Shpërthimi fatal ndodhi në qytetin e Lgov më 30 dhjetor.
Raketat Storm Shadow janë një armë kyçe në arsenalin e Perëndimit, teksa vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën në zmbrapsjen e trupave të Rusisë .
Raketat 450 kg janë të afta të shmangin mbrojtjen ajrore ruse me lehtësi dhe të shpërthejnë me saktësi objektivat me një shpejtësi të madhe 600 mph.

Viktimat e rangut të lartë janë zbuluar vetëm sot pasi u shfaqën detaje të funeralit të tyre.
Putini ende nuk ka njoftuar zyrtarisht vdekjet, ndërsa mediat ruse qëndrojnë të heshtura për shpërthimin.
Por një homazh për Tereshchenko është postuar nga Liga e Hokejit të Oficerëve Ruse në Telegram.
"Me hidhërim dhe pikëllim në zemrat tona", thuhet në mesazhin e publikuar, ku gjithashtu pohohet se Tereshchenko vdiq në sulmin me raketa.
Ai luajti një rol kryesor në pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Rusia që kur u bashkua me radhët e Kremlinit në tetor 2022.
Një mik i Maletsky gjithashtu ka konfirmuar vdekjen e kolonelit në të njëjtin sulm.

Gjashtë rusë të tjerë u vranë gjithashtu së bashku me dy ushtarakët kryesorë të Rusisë në front, kanë njoftuar mediat ukrainase.
22 ushtarakë të tjerë besohet se janë plagosur nga shpërthimi.
Gjithashtu, kapiteni Konstantin Nagayko, 29 vjeç, është në gjendje kritike për jetën, pasi një raketë shhpërtheu në rajonin e Ivanovo të Rusisë, njoftoi inteligjenca ushtarake ukrainase.
Thuhet se Nagayko, të cilin Kievi e ka akuzuar për krime lufte, iu nënshtrua operacioneve të shumta, pasi "iu dëmtuan të gjitha organet vitale".
Rusia ka pohuar se Ukraina ka kryer një sërë atentatesh që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.
Gjenerali Igor Kirillov, 54 vjeç, u vra pasi një bombë, kur një skuter elektrik e shpërtheu jashtë banesës së tij në Moskë.
Pamjet dramatike tregojnë momentin kur pajisja shpërtheu vetëm disa sekonda pasi gjenerali dhe ndihmësi i tij Ilya Polikarpov po dilnin nga banesa.

Rreth 200 g TNT të mbërthyer në skuter besohet se janë shpërthyer nga distanca.
FSB pretendon se Kurbanovit iu ofruan 100,000 dollarë dhe pasaporta evropiane për të kryer atentatin nga Kievi.
Zyra e Volodymyr Zelensky më vonë mohoi përfshirjen e Ukrainës në vdekjen e Kirillov. /The Sun-Pamfleti/
Lini një Përgjigje