TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Dhjetor 2023, 20:45

Sulmi në Pragë, kryeministri i Çekisë i drejtohet kombit: Nuk ka justifikim për këtë masakër!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi në Pragë, kryeministri i Çekisë i drejtohet kombit:
Petr Fiala

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët viktimave dhe të plagosurve, ditën e sotme, nga një 24-vjeçar, në Universitetin ‘Charles’ në Pragë.

Duke iu drejtuar kombit, ai tha se shumë të rinj humbën jetën në një "sulm të pakuptimtë".

Nuk ka absolutisht asnjë shpjegim, asnjë justifikim për këtë. Si shumë prej jush, edhe unë ndjej një pikëllim dhe neveri të thellë për këtë sulm të pakuptimtë dhe brutale”, tha Fiala.

Ndër të tjera, kryeministri çek u shpreh i bindur se rreziku ka mbaruar dhe se autoritetet kanë nën kontroll situatën.

Të dashur qytetarë, ju lutemi të mendojmë për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Këto Krishtlindje do të jenë të trishtueshme për ta. Le të ndajmë dhimbjen dhe vuajtjen e tyre. Në këtë orë të errët, ne duhet të bashkohemi dhe të respektojmë njëri-tjetrin, për të treguar respektin tonë për viktimat”, përfundoi Fiala.

sulmi në pragë kryeministri çek

Lini një Përgjigje