TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2023, 14:31

Vlahoviç në “radarët” e klubit londinez, Arsenali nis kontaktet me yllin e Juventus

Shkruar nga Pamfleti

Vlahoviç në “radarët” e klubit londinez, Arsenali

Dushan Vlahoviç do të jetë në qendër të merkatos së verës së ardhshme, nëse Juventusi nuk kualifikohet në Ligën e Kampioneve.

Sulmuesi serb ka vënë në radhë klubet si Bajerni i Mynihut, Reali i Madridit, Liverpul e Mançester Junajtid, por ndërkohë ai që ka kaluar në avantazh duket se është Arsenali.

Trajneri Arteta mendohet se ka komunikuar personalisht me serbin dhe duket të ketë nisur joshjen ndaj tij, jo vetëm me dyfishin e rrogës që merr te Juvja, por edhe me planet për të ardhmen dhe skuadrën që kërkon të ndërtojë rreth tij.

Dusan Vlahovic mund të konsiderojë një transferim te Arsenali këtë verë, pasi më parë kishte kundërshtuar projektin e Mikel Arteta-s, për Juventusin zgjedhje që rezultoi e gabuar për të.

arsenal vlahoviç juventus

Lini një Përgjigje