Bota17 Tetor 2023, 08:45

Sulmi terrorist në Bruksel, Kurti: I tmerruar nga ngjarja, të qëndrojmë bashkë kundër terrorizmit

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi terrorist në Bruksel, Kurti: I tmerruar nga ngjarja, të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit terrorist mbrëmjen e djeshme në Bruksel ku mbetën të vrarë dy shtetas suedezë dhe një tjetër u plagos.

Ai shkruan se është i tmerruar nga kjo ngjarje e rëndë dhe shpreh ngushëllimet e përzemërta për familjarët e të ndjerëve. 

Kurti thotë se duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit.

“I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që i humbën më të dashurit e tyre, kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe kryeministrit belg, Alexander Croo, në vazhdën e kësaj tragjedie. Ne duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit”, ka shkruar Kurti në X.

Mëngjesin e sotëm përmes një postimi në X (ish-Twitter), ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili dënoi sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm.

kurti sulm terrorist bruksel