Bota25 Shkurt 2023, 07:18

Tërmeti trondit Uellsin, alarmohen britanikët

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti trondit Uellsin, alarmohen britanikët

Një tërmet është regjistruar në Uellsin Jugor, rreth tetë milje në veri të luginës Rhondda, pak para mesnatës.

Matt O'Shea, nga zona Blaenau Gwent, i tha Sky News: "E gjithë shtëpia e tij u drodh për rreth pesë sekonda". Qytetarë të tjerë thanë se ndjehej sikur prona e tyre ishte goditur nga një makinë. Sistemi i alarmeve për tërmetet njoftoi se lëkundjet ishin 4.2 ballë.

Cath Willcox, nga Cwm në Blaenau Gwent, tha: "E ndjeva tërmetin dhe isha vërtet i shqetësuar. Ai bëri që shtëpia jonë të dridhej, ishte e fortë dhe zhurma prej saj u ndje qartë".

britania e madhe termet uells