Inspektorati i Përgjithshëm ka lançuar platformën e re sigurt.gov.al, e cila synon t’u vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve për raportimin e shkeljeve të ligjit dhe problematikave që lidhen me proceset e inspektimit.
Përmes platformës, qytetarët mund të denoncojnë sipërmarrje që dyshohet se shkelin legjislacionin e punës, ndotin mjedisin apo cenojnë ligje të tjera në fuqi. Raportuesit kanë të drejtë të zgjedhin nëse duan të identifikohen ose të ruajnë anonimatin.
Platforma u jep mundësi edhe subjekteve dhe bizneseve të raportojnë inspektorë që nuk zbatojnë ligjin, rregulloret apo standardet etike gjatë ushtrimit të detyrës. Edhe në këto raste, denoncimi mund të kryhet në mënyrë të identifikuar ose anonime.
Çdo raportim pajiset me një kod unik gjurmimi, përmes të cilit qytetarët dhe bizneset mund të ndjekin online statusin dhe fazat kryesore të trajtimit të rastit.
Për bizneset, platforma ofron gjithashtu lista kontrolli sipas sektorëve, materiale vetëkontrolli, udhëzime praktike dhe rekomandime për uljen e rrezikut dhe përmirësimin e zbatimit të standardeve ligjore gjatë inspektimeve.
Në sigurt.gov.al do të publikohen edhe statistika dhe të dhëna të agreguara e të anonimizuara mbi problematikat dhe tendencat e evidentuara, pa bërë publike identitetet e raportuesve apo masat administrative të marra.
Sipas Inspektoratit të Përgjithshëm, platforma synon të rrisë transparencën e shërbimeve publike dhe të forcojë bashkëpunimin e qytetarëve dhe bizneseve me institucionet shtetërore, veçanërisht në fushën e inspektimit.
Ne cuke te Sarandes fusha e futbollit eshte mbushur me inerte dhe I eshte dhene nje kompanie private. Para dy vitesh thane se kjo fushe e futbollit do ndertohej per klubin sportiv Butrinti. Ne vitin e larget 1993 ose 1994 fshati i cukes vendosi qe kjo fushe te mos te privatizohej por te ngelet per rinine qe te loznin dhe per aktivitete sportive. Kompania qe e ka marre kete fushe futbolli nuk njihet. Gjithe fshati reth e rrotull qe nga Metoqi dhe deri ne kanalin e cukes eshte mbushur me inerte dhe ndertohen banesa pa leje dhe keto ndertime te paligjshme sollen permbytjen shume te madhe dimrin e kaluar si asnjehere me pare,keto ngjarje jane transmetuar nga kanalet televizive. I lutem Spakut te marre ne hetim personat qe veprojne ne bashkine e Sarandes dhe kadastren sepse ka korrupsion.