TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2025, 12:38

Izraeli përgënjeshtron Hamasin: Nuk do të ketë armëpushim të përkohshëm!

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli përgënjeshtron Hamasin: Nuk do të ketë

Izraeli deklaron se nuk do të ketë armëpushim të përkohshëm për lirimin e pengjeve izraelite të cilët mbahen nga Hamasi në Gaza.

Ministri izraelit i Kulturës dhe Sportit, Miki Zohar, tha se një marrëveshje e përkohshme armëpushimi për lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza “nuk është në axhendë”.

“Ekziston një vendim i qartë nga shteti i Izraelit dhe sipas mendimit tim, ai mund të shprehet më qartë në ditët në vijim: vetëm një marrëveshje e plotë”, u shpreh Zohar.

“Nuk ka më mundësi për një marrëveshje të pjesshme. Izraeli ka vendosur që një marrëveshje e pjesshme nuk është në axhendë. E vetmja gjë në axhendë është përfundimi i luftës së bashku me, sigurisht, kthimin e të gjithë pengjeve dhe demilitarizimin e Rripit të Gazës”, shtoi ai.

Komentet e Zoharit vijnë dy javë pasi Hamasi tha se kishte pranuar skicën e një marrëveshjeje armëpushimi 60-ditore që do të shihte lirimin e 10 të burgosurve izraelitë ende gjallë, nga 48 pengjet që mbahen ende nga grupet terroriste në Gaza, të paktën 20 prej të cilëve Izraeli beson se janë ende gjallë.

 

Lini një Përgjigje