
Zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan sapo ka mbajtur një konferencë për shtyp në Bejrut, Liban, duke adresuar vonesën në lirimin e sotëm të pengjeve nga Gaza.
Hamasi pretendon se Izraeli nuk po përmbush pjesën e tij të marrëveshjes së armëpushimit.
Hamdan tha se 340 kamionë me ndihma kishin hyrë në Gaza që nga dje, por vetëm 65 prej kishin arritur në veri të Gazës. Kjo është më pak se gjysma e asaj për të cilën ra dakord Izraeli, raporton Reuters.
Më herët, Hamasi tha se do të vonojë lirimin e raundit të dytë të pengjeve derisa më shumë kamionë me ndihma të arrijnë në veri të Gazës.
Dje u liruan 13 pengje dhe u liruan 39 të burgosur palestinezë.
Lini një Përgjigje