
Kryeministri izraelit tha se do të vonojë lirimi i më shumë se 600 të burgosurve palestinezë, ndërsa e cilëson si një pengesë në procesin e armëpushimit.
Benjamin Netanyahu u shpreh se lirimi do të vonohej derisa të garantohej dorëzimi tjetër i pengjeve nga Hamasi. Komentet e tij erdhën pasi gjashtë pengje izraelitë, përfshirë katër të rrëmbyer gjatë sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, u liruan ditën e djeshme.
Ende nuk ka një marrëveshje të dytë për lirimin e pengjeve. Ndërmjetësuesit do të punojnë për ta rikthyer marrëveshjen në rrugën e duhur dhe për të shmangur një rënie të mundshme të armëpushimit.
Netanyahu akuzoi Hamasin për “shkelje të përsëritura”, duke përfshirë “përdorimin cinik të pengjeve për qëllime propagandistike”. Ne videon e lëshuar nga ceremonia që Hamas i beri lëshimit të pengjeve shfaqet një peng izraelit që puth në kokë pengmarrësit e tij luftëtarë të Hamas. Edhe më herët pengjet janë detyruar të përshëndesin me përzemërsi pengmarrësit dukshëm te kapur nga sindroma e Stokolmit. Në përgjigje, zyrtari i Hamasit, Izzat al-Rishq, dënoi ashpër vendimin për shtyrjen e lirimit të të burgosurve në një deklaratë të dielën në mëngjes.
Ai tha se pretendimi i Izraelit se ceremonitë e dorëzimit ishin poshtëruese ishte një “pretendim i rremë dhe një argument i dobët” që synonte të shmangte detyrimet e tij sipas marrëveshjes së armëpushimit. 4 pengje ishin rrëmbyer në festivalin muzikor Nova ndërsa dy të tjerë mbaheshin prej 11 vitesh nga Hamas.
Lini një Përgjigje