TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Qershor 2025, 20:32

Khamenei nuk u gjet askund, si dështoi takimi sekret midis SHBA-së dhe Iranit në Stamboll!

Shkruar nga Pamfleti

Khamenei nuk u gjet askund, si dështoi takimi sekret midis SHBA-së dhe

Trump gati për takim me liderin iranian...

Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdoğan u përpoqën fshehurazi të organizonin një takim midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe iranianë në Stamboll këtë javë, mes përshkallëzimit të luftës midis Izraelit dhe Iranit.

Por përpjekja, e nisur nga presidenti turk, dështoi kur udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei, i fshehur nga frika e vrasjes, nuk ishte në gjendje ta miratonte atë, shkruan “Axios” duke cituar tre zyrtarë amerikanë dhe një burim me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje. Trump madje do të ofronte të merrte pjesë personalisht nëse ishte e nevojshme.

Ndërkohë Erdogan, i ka thënë ministrit të Jashtëm të Iranit se rifillimi i bisedimeve bërthamore me SHBA-në është e vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktin me Izraelin dhe mosmarrëveshjen mbi programin e tij bërthamor, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Erdogan është takuar sot në Stamboll me Abbas Araqchi dhe u shpreh se Turqia është e gatshme të luajë një rol lehtësues për të ndihmuar në rifillimin e bisedimeve bërthamore midis Iranit dhe SHBA-së.

Presidenti turk ka thënë se vendimi i Izraelit për të sulmuar Iranin pak para bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara ishte një akt sabotimi.

Po sot, presidenti i Turqisë, ka dënuar me tone të ashpra veprimet e Izraelit në Lindjen e Mesme, gjatë fjalimit të tij në sesionin e 51-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që po mbahet në Stamboll.

Duke folur para liderëve të vendeve islame, Erdogan akuzoi Izraelin për ndjekjen e një politike sistematike shkatërrimi dhe pushtimi në dy vitet e fundit, e mbështetur pa kushte nga vendet perëndimore.

“Për dy vite rresht, Izraeli ka ndjekur politika të shkatërrimit, pushtimit dhe dhunës, dhe për këtë ka marrë mbështetje të pakushtëzuar nga vendet perëndimore. Izraeli nuk ka sulmuar vetëm Gazën, por edhe Libanin, Jemenin dhe Sirinë. Tani, edhe fqinji ynë Iran është përballë terrorizmit shtetëror izraelit”, tha Erdogan.

Presidenti turk e cilësoi qeverinë e Benjamin Netanyahu-t si “pengesën më të madhe për paqen rajonale” dhe dënoi me forcë sulmet izraelite ndaj Iranit.

Lini një Përgjigje