Bota 7 Shtator 2023, 20:30

Kievi sulmon Elon Musk: Për faj të tij Rusia po na godet me raketa

Shkruar nga Pamfleti

Kievi sulmon Elon Musk: Për faj të tij Rusia po na godet me raketa

Ukraina ka shpërthyer në akuza të forta ndaj miliarderit Elon Musk. Ata e akuzojnë se refuzimi për të përdorur stacionin hapësinor Starlink për drejtimin e dronëve, ka sjellë bombardime në Rusi.

Duke mos lejuar dronët ukrainas të shkatërronin një pjesë të flotës ushtarake ruse përmes Starlink, Elon Musk lejoi që kjo flotë të lëshonte raketat Kalibr kundër qyteteve ukrainase. Si rezultat, civilë dhe fëmijë vriten. Ky është çmimi i një kokteji injorance dhe një egoje të madhe. Megjithatë, pyetja mbetet ende e hapur: pse disa njerëz duan kaq dëshpërimisht të mbrojnë kriminelët e luftës dhe dëshirën e tyre për të kryer vrasje? Dhe tani ata e kuptojnë se po bëjnë keq dhe po inkurajojnë të keqen?”, ka deklaruar Mikhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Zelensky.